Štefan Füle: Statusi Kandidat pёr Shqipёrinё, do tё jetё njё fitore pёr qeverinё, pёr
opozitёn dhe pёr gjithё shqiptarёtKёshtu ёshtё shprehur dje Komisioneri pёr Zgjerimin Stefan Füle nё njё
konferencё pёr shtyp, e cila u zhvillua nё Bruksel, duke prezantuar kёshtu dokumentin
pёrfundimtar tё ditёs sё sotme. Nё lidhje me statusin e vendit kandidat pёr Shqipёrinё, ai u shpreh se:
Shqipёria ka bёrё njё progres tё mirё pёr tё pёrmbushur kriterin politik pёr antarёsim, falё njё dialogu mes qeverisё dhe opozitёs. Vendi ka arritur disa reforma domethёnёse pёrsa i pёrket 12 prioriteteve kryesore.

Komisioni rekomandon ti japё statusin kandidat Shqipёrisё, por duke pasur parasysh edhe masat kryesore nё reformёn e administratёs publike, qё ato tё pёrmbushen dhe procedurat parlamentare tё rishikohen. Ne do tё dorёzojmё sa me shpejt njё raport nё lidhje me progresin e arritur tё Shqipёrisё. Gjithashtu, nё kёtё raport do tё theksojme pёrprekjet e Shqipёrisё nё luftёn kundёr korrupsionit dhe krimit tё organizuar, nё mёnyrё qё tё kalojmё nё etapёn tjetёr dhe duke hapur kёshtu negociata tё tjera.

Shqipёrisё, pikё sё pari do t’i duhet tё demostrojё zbatim tё qёndrueshёm tё angazhimeve qё tashmё jane marrё, nё pёrputhje tё atyre prioriteteve tё cilat nuk janё plotёsuar ende. Fokusi do tё pёrqёndrohet mbi shtetin ligjor, tё drejtat themelore. Gjithashtu dialogu i qёndrueshёm politik mbetet jetik pёr kёtё proces, si edhe zhvillimi i zgjedhjeve parlmentare tё 2013-ёs do tё jetё njё test jetik, njё kusht pёr çdo rekomandim pёr tё hapur negociatat”

Progres-raportin, Füle e ka paraqitur nё orёt e para tё paradites sё djeshme nё komisionin e Jashtёm tё Parlamentit Europian, duke vlerёsuar arritjet e Shqipёrisё dhe gjithashtu duke nёnvizuar shqetёsimin nё lidhje me korrupsionin qё vazhdon tё jetё nё nivele tё larta.

Pёr tё marrё statusin e vendit kandidat, Shqipёrisё do ti duhet tё plotёsojё reformat pёr
administratёn, reformёn parlamentare, reformat pёr drejtёsi, tё miratojё Projekt Ligjin pёr Gjykatёn e Lartё, si dhe tё forcojё luftёn kundёr korrupsionit dhe krimit tё organizuar. Kushte tё cilat duhet tё plotёsohen deri nё muajin dhjetor tё kёtij viti dhe mё pas vendet anёtare do tё japin vendimin pёrfundimtar pasi rekomandimi i e KE-sё tё kalojё nё Kёshillin e BE-sё.

Hapësira për debat