Me ka terhequr gjithmone ideja te vezhgoj se ç’ndodh nese kalojme disa caqe e shkelim ne tema te perkufizuara si tabu. Jo pak here vendos ne qender te vemendjes ndodhite e shumta historike apo nacionaliste ne te gjithe zonen e ballkanit. Sa here marr guximin te shqyrtoj tema te tilla nje pus mendimesh negative me perpeliten perballe. I sillem rrotull per te gjetur, mbase, nje pergjigje te vlefshme.

Ne keto kushte preferoj te perdor llogjiken duke u bazuar ne nje situate konkrete.

Prej vitesh jetoj ne Itali. Jeta e ketushme me ka bere te lidh shoqeri me shume persona me prejardhje nga vendet ballkanike. Me se shumti jemi njohur sepse kemi banuar ne te njejten shtepi studenti. Tashme i ngjasojme nje gadishulli te vogel ne qender te Firences. Kur bisedojme per tema qe kane si subjekt realitetin ne vendet tona, zakonisht i biem terthorte muhabetit. Disa argumente jane kyçe. Nevojitet nje mikroskop magjik per ti analizuar. Shume gjera ende nuk shprehen me nje sinqeritet te plote, perkundazi nje hije genjeshtre maskohet vazhdimisht. Si nje veshje e stolisur me buzeqeshje, me kompromise, me anashkalime dhe mos shkelje ne legjenda politike. Ketu i bej pyetje vetes: valle shoqeria jone eshte nje genjeshter? Nje genjeshter e domosdoshme – pershperis me vetebindje. Fjalet thuhen apo shkruhen dhe mbi keto ndertohen gjykime te cilat mund te sjellin deme te medha. Duhen kaluar disa caqe te cilet na bejne te mbyllim nje sy e te “qepim”
nje vesh ne te mire te se mires. Une nuk them dhe ata nuk thone, ose themi dhe keto “grindje” mbeten vetem nje lapsus i çastit.

Kur ndodh te guxojme disi me shume – si disa dite me pare teksa po merrja kafene e mengjesit me nje miken time serbe, krejt rastesiht, prekem nje nga ato temat tabu. Ndersa vazhdonim te kundershtonim njera tjetren e kuptuam qe te percaktonim se ne cilen ane qendronte e verteta ishte teper e veshtire. Me pas, vendosa te shkoja ne biblioteke e te merrja nje liber mbi historine e ballkanit. Duke qene se synimi im ishte te informohesha sa me sakte, zgjodha nje liber i cili autor prej shume personash, mu keshillua si objektiv. Nga te tilla biseda dalin nga skuta jo pak bindje te gabuara. Si pershembull: “Shqiperia eshte nje shtet islamik (ne te vertete ekzistojne kater fe zyrtare); qe maqedonasit e mbartin veten si njerez pa difekte (jo kerkues te luftes) apo se serbi eshte i gatshem per te pire gjak. Secili prej nesh ka nje teori me vete per historine, per percaktimet kufitare apo hierarki racash. “Koke me vete”- thote nje shprehje shqiptare.
Objektiviteti ka nje pamje gjarperore tek ne dhe askush nuk tundet lehte nga bindjet e tija por une dhe mikja nuk kemi nder mend te prishim marredheniet per gjera te tilla. Nuk na pelqejne luftrat dhe dashurine per vendet tona preferojme ta shprehim me butesi, duke mos toleruar asnje forme ekstremizmi.

Madje ndonjehere “argetohem” duke lexuar komentet nen nje faqe youtubi, artikulli apo te nje tjeter vepre. Nese behet fjale per nje argoment i cili prek kordat e nacionalizmit dalin ne pah shume broçkulla e perkufizime ofenduese. Gjithsesi i mbyll ato faqe me nje hir buzeqeshjeje sepse jane gjera qe nje njeri me dy mend ne koke i le menjane ne emer te nje mirekuptimi dhe kur disa here i qasem pyetjes: po sikur…? Ne kete rast, si nje rrufe, me shkojne ne mend tere perleshjet ballkanike qe, dikur, kallen ferrin. Shkaqet qe çuan ne krijimin e tyre dhe sa pak u desh per te nisur luftra. Miqesi, krushqi apo fqinj te mire u masakruam midis tyre.

Boll spektakle konfliktesh kemi bere. Feja dhe nacionalizmi i verber jane vetem nje nje pretekst i ndertuar nga ekstremiste e pushtetasit te cilet kane bere e vazhdojne te bejne loje mbi kurrizin tone duke na vendosur kundra te pafajshmit. Prandaj mendimeve te shemtuara iu duhet hapur dera; le te bejne pasarelen e tyre e me pas ne prapaskene.

Nuk mohohet pesha e historise e te gjitha padrejtesite e pesuara por te gjesh, ne keto kohe, qimen ne qull eshte e demshme.Te teperta jane problemet e brendshme si, varferia, netet pa drita, ditet pa uje, toka te pa gjelberuara, plehra te hedhura pertoke, korrupsion apo mos respektime minoritetesh. Oh, jane shume gjerat qe nuk shkojne! Bota do te perqeshte paaftesine tone per ti shtrenguar doren njeri tjetrit.

Sikur te shtronim tryezen e te pinim kafene, si fqinje te mire besoj se me pas per ne, pioneret e lemshit,do ngrihet nje lapidar: “Keta popuj nuk jane vetem luftetare por thurin nje mozaik kulturash, feshe e botekuptimesh e shquhen per mikpritjen e bujarine.”

 

 

nga Fatjona Sejko. 

Hapësira për debat