tej_prologut_ledi_shamku

Pedagoge titullare e Sociolinguistikës pranë Alma Mater Universiteti i Bolonjës si edhe themeluese e Rrethit Gjuhësor të Tiranës.
Ky vëllim përfaqëson veprën e saj të katërt.

Sapo doli sot nga shtypi, libri i ri nga gjuhëtarja Ledi Shamku-Shkreli, “Tej Prologut” Shqipja dhe çështje të metodës.

Ledi Shamku - Shkreli me gjuhëtarin Tullio De Mauro
Ledi Shamku – Shkreli me gjuhëtarin Tullio De Mauro

Libri, dedikuar mentorit të saj Tullio De Mauro, del nga shtypi saktësisht sot, duke përkuar me datën e lindjes së gjuhëtarit të nderuar, gjurmët e të cilit, autorja i ndjek denjësisht e me dashuri, devocion e përulësi.

Në libër trajtohet argumenti: “Metodë e studimit gjuhësor albanologjik” dhe ashtu siç pohon autorja, ajo vetë, për këtë Metodë i detyrohet Mjeshtrit të saj, De Mauro.

Është një libër për t’u konsideruar si dhuratë e çmuar, jo vetëm ndaj Tullio De Mauro-s por, përgjithësisht për të gjithë shqiptarët dhe dashamirësit e gjuhës sonë shqipe.

Hapësira për debat

SHPËRNDAJE