bree1DFIswU
Denor Marku, ka intervistuar për Albania News, një prej pjesëtarëve të grupit legjendar Djemtë e Detit, kompozitorin Valentin Markvukaj. Sot Valentini jeton larg Shqipërisë, në Adelaide (Australi), ku vazhdon të merret me muzikë. Ai na rrëfen edhe dëshirën e tij, për realizimin e një turneu dhe një albumi të ri me grupin Djemtë e Detit.

Pyetja që çdo fan i juaji, do donte tju bënte sot Valentin, është: Në cfarë marrëdhëniesh jeni me ish pjesëtarët e grupit (Dhori, Shkëlçimi, Flamuri)? Përse ato nuk kanë qënë pjesë e albumit të ri?

Ka pothuajse 7 vjet që nuk kam kontakt me asnjërin prej tyre , por do thoja që po të takohemi në rrugë do ta përshëndetnim njëri tjetrin , dhe ndoshta edhe do pinim kafe . Arsyeja që Dhori, Shkëlçimi dhe Flamuri nuk janë në këtë album është fare e thjeshtë , mospërputhje shijesh muzikore , por do thoja që mbetemi miq …

Mbas më shumë se 10 vjetësh larg nga skenat, vendosët të ktheheshit me një album të ri. Albumi i parë, Izolimi Vdes pati një sukses shumë të madh, sidomos në qytetin tuaj të lindjes, në Lezhë. A ka pasur albumi juaj i dytë, të njëjtin sukses?

Të them të drejtën pas lancimit të albumit un jam kthyer ne Australi (ku edhe jetoj prej 10 vjetësh ) dhe ndoshta nuk jam në kontakt me median apo fansat por do thoja që në përgjithësi biznesi muzikor ka një rënie globale që reflektohet edhe në Shqipëri , por ne nuk kemi realizuar as videoklip apo ndonjë koncert pas lancimit , që janë faktorë të rëndësishëm të marketingut , kështu që duke patur parasysh këto fakte do thoja që albumi ka patur absolutisht sukses .Dhe po të shikosh në youtube ka një numër të konsiderueshëm shikuesish .

Në albumin e dytë, Epos, është vënë re një stil krejt ndryshe nga ai që jemi mësuar të dëgjojmë nga Djemtë e Detit, të paktën duke u bazuar në albumin e parë. Pse ky ndryshim në stil?

Unë do të thoja më shumë avancim se sa ndryshim . Avancim si nga ana teknike ashtu dhe nga ana konceptuale , në tërësi si produksion . Shumë miqë të mi muzikantë profesionistë si këtu në australi por edhe në Shqipëri ndjejnë atë që do ta quaja fizionomi të Djemtë E Detit apo identitet, dhe kjo mund të jetë nga një solo guitar apo nga një solo keyboard apo thjesht nga trajtimi i vokalit .

Mos harroni që janë bërë 10 vjet që nga albumi i parë , dhe unë si kompozitor në qoftë se në albumin e parë kamë duke studiuar në vitin e dytë në akademi për dirizhim , para se të fillonim punën për albumin e dytë kam studiuar kompozicion në austri si dhe sound engineer ne Australi . Plus me dhjetra Produksione të ndryshme ndërkoh , kështu që profesionalisht ne jemi shumë më lart se përpara dhjetë vjetësh .
Unë prapë do thoja që ne nuk jemi një grup që fansat na pelqejnë thjeshtë për njëë dashurie apo ku di un …, por për shumë më tepër se kaq , të paktën ne këtë synojmë .

Një ndër këngët më të njohura të Djemve të Detit është Jakup Ferri, te Epos ka një infulencë shumë të madhe muzike popullore. E megjithatë, ky element bashkëjeton mirë me tingullin tipik të Djemve të detit. Sa të dhënë jeni pas muzikës popullore?

Më pëlqen shumë kënga maje krahu , apo kënga me lahutë . Nuk më pëlqen muzika e sotme popullore , më duket shumë amatore , si në muzikë ashtu dhe në lirikë , shumë e bastardhuar nëse mund të them , si dhe ka tendenca turke apo greke që më ngrejnë nervat . Por sic e thashë më pëlqen diçka e rradhë , bruto , e papërpunuar .

Në këtë album ne jemi munduar të përdorim si të them, shkallët folklorike , në vend që të merrnim një pjesë bruto dhe ta integronim në një x këngë në album . Un mendoj që askush nuk mund të thojë që kjo pjesë është fragment nga kjo filan këngë popullore . Cdo element është kompozuar dhe për këte jam krenar. Por meqënëse ne jemi veriorë , sigurisht që elementi epik është pjesë e gjakut apo e temperamentit tonë . Pastaj të krijosh një riprodhim të Dream Theatre apo te nje grupi tjetër është fare e lehtë , por të vendosësh atë që unë e quaj FIZIONOMI është shumë me vlerë .

Këngët tuaja, të paktën ato të perfshira tek albumi Izolimi Vdes, kanë qënë gjithmonë si këngë dhimbje, po aq këngë shprese, por sidoqoftë kengë të përditshme, këngë me të cilën çdokush mund të identifikohej. Te Epos jemi pak më lart. Ekziston akoma ai dëshpërimi pozitiv tipik i teksteve tuaj, por po ashtu edhe një farë elementi hyjnor, e jo më kot albumi quhet Epos. Kjo është një zgjidhje juaj e sakte, apo pjekja e grupit edhe e muzikës?

Eshtë e vërtetë që albumi Izolimi Vdes ka qënë disi më i lehtv apo më i pranueshëm për shumë grupmosha , por unë mendoj se edhe tek albumi Epos ka vënd për çdo fans që mund të këtë pëlqyer albumin e parë . Nëse albumi i Izolimi vdes ka qënë had rock , albumi i dytë është progressive rock që ndoshta është më e vështirë të observohet nga dikush , por ky nuk është problemi ynë….
Sigurisht që kjo ishte zgjedhja jonë , por gjithsesi ne nesër mund të dalim me një album akustik , apo ku di unë , kështu që me kohën çdo gjë ndryshon , e rëndësishme është që të kuptohet që në çdo album të ri duhet të ketë një progres , që mund të jetë teknik , konceptual apo melodik , dhe nëse kjo gjë arrihet atëherë un mund ta quajmë JOB DONE .

Më bën gjithmonë përshtypje fakti që në Tiranë kishte një skenë muzikore të krijuar, tip nga grupi X, A.Gjoka, E.Deda etj etj, dhe imagjinoj habinë që kanë pasur kur mberritën në skenë Djemtë e Detit. Di që në ato momente, në vitet 90, kishte edhe shumë përçmim jo vetë për muzikën tuaj, por edhe pë prejardhjen, duke qënë lezhjanë. E vertetë?

Eshtë shumë e vërtetë . Konkurenca ka qënë e madhe dhe bërrylat nuk kanë munguar , madje ka pasur tendenca dhe për bojkotim në festivale , por duket sikur ne kemi mbijetuar. Gjithsesi këto paragjykime kundrejt nesh kanë qënë deri pas dy deputimeve , pastaj nuk mendoj se ka pasur përçmime kundrejt muzikës tonë , por ama klanet dhe bërrylat do të jenë gjithmonë pjesë e jetës Shqiptare.

Ju jeni ndër grupet e para që keni bërë shqiptarët të dashurohen me muzikën Rock. Cfarë mendoni për muzikën shqiptare sot? A ka ndonjë grup që mund të konsiderohet si pasardhësi i Djemve të Detiti?

Muzika progressiv Rock apo thjeshtë Rock ka një degradim Globalisht të dominuar nga muzika elektronike fatkeqësisht , por mendoj që sigurisht ka grupe të reja që vinë me ide profesionale që nesër mund të lënë një markë në muzikën Rock në Shqipëri .
Denor, gjithmonë ki parasysh që fama dhe profesionalizmi janë dy gjëra të ndryshme.

Cilat janë planet e Djemve të Detit për të ardhmen? A do të kemi mundësinë ti shohim sërisht në skenë, me ndonjë album të ri?

Të them të drejtën largësia me Shqipërinë sikur më kufizon që të kem kontakt të vazhdueshëm sikundër të isha diku në Europë , Por natyrisht që mendoj që së shpejti do kemi mundësin për realizimin e ndonjë turneu. Kurse përsa i perket krijimtarisë , ne mund të realizonim dy albume njëri pas tjetrit pa problem , por gjithsesi mendoj që kur të jetë koha e pershtatshme do fillojmë punën pë realizimin e albumit të tretë .


Kush janë Djemtë e Detit

Djemtë e Detit, është një grup e rock shqiptar krijuar që në vitin 1990, dhe i vetmi grup që vjen jashtë Tiranës dhe që ka patur sukses. I krijuar në Lezhë, muzika e tyre e hershme kishte ndikime të qarta nga hard-rroku dhe metalin, që ishte shumë aktual në mesin e viteve ‘80 në të gjithë botën. Pak mbas publikimit të albumit të parë “Izolimi Vdes” grupi u nda per tu rikthyer pas më shumë se 10 vitesh me një album të ri, të titulluar “Epos” por nga pjesëtarët e grupit kanë ngelur vetëm dy, kompizitori Valentin Markvukaj dhe solisti Gentian Demaliaj.

Hapësira për debat