Kryeministri britanik, David Cameron thekson se duhet të ndërmerren hapa për të parandaluar emigracionin masiv nga Shqipëria dhe Serbia në qoftë se këto dy vende do t’i bashkohen BE-së.

Cameron do t’u bëjë thirrje udhëheqësve të vendeve anëtare të BE-së, që të nxjerrin mësime nga gabimet e bëra kur Rumania dhe Bullgaria iu bashkuan bllokut në vitin 2007.

Kryeministri Cameron thotë se Britania në të ardhmen do të mbështesë zgjerimin mbi baza të rrepta mbi emigracionin, që kufizojnë lëvizjen e lirë për punë.

Në të ardhmen, Cameron do që shtetet e reja anëtare duhet të arrijnë një nivel të caktuar të të ardhurave për frymë ose prodhimit ekonomik, para se ata të gëzojnë të drejta të plota për lirinë e tyre të lëvizjes, në të gjitha shtetet e BE-së.

Po ashtu Cameron mund të propozojë që shtetet anëtare të vendosin vetë në mënyrë individual , një kufi, për një numër të caktuar të emigrantëve që hyjnë në vendet e BE- së çdo vit.

Sipas mediave në Britani, nisma e Cameron shihet si një përpjekje për të siguruar konservatorët euro-skeptikë, të cilët janë të shqetësuar për një dyndje të mundshme të rumunëve dhe bullgarëve, kur ata të marrin të drejtën për të punuar në Britani me 1 janar, dhe të shqiptarëve dhe serbëve në një të ardhme të afërt.

Hapësira për debat

SHPËRNDAJE