Armët kimike: një vit më vonë

 

Në 2 korrik 2014, rreth orës 4 të mëngjesit, anija daneze Ark Futura hynte në portin italian të Gioia Taura, e mbushur me 800 container me lëndët kimike siriane. Lëndët duhet të kalonin te anija amerikane Cape Ray në 48 orë.

Rreth orës 10 të natës, Ark Futura largohej bosh. Për 22 orë 800 container kalonin pa asnjë incident. Çdo container kapej me vinç, ulej në një rimorkjo e cila pastaj futej brënda Cape Ray. Mjaftuan 30 punëtorë me dy turne dhe operacioni morri fund.

Ark Futura kthehej në Danimarkë, ndërsa Cape Ray dilte në ujëra ndërkombëtare dhe fillonte çmontimin e lëndëve.

Në Gusht 2014, Pentagoni raportonte që i gjithë materiali që gjendej në anijen Cape Ray ishte shkatërruar. Raport që pastaj konfermohej edhe nga Organisation for the Prohibition of Chemical Weapons, një organizatë ndërkombëtare që shqyrton problemet e lëndëve kimike. Mbetjet e mbetjeve pastaj transportoheshin në Gjermani e Finlandë për shkaterrimin përfundimtar me inçeneritor.

Në rreth 6 javë, në Cape Ray u shkatërruan 581 ton sarin 19.8 ton të një lënde të quajtur “sulfur mustard”. I gjithë operacioni zgjati më pak se dy muaj dhe nuk është rregjistruar asnjë incident.

Protesta kundër lëndëve kimike ngelet, akoma sot, një ndër momentet më të bukur të demokracisë shqiptare, dhe kjo nuk mund të vihet në diskutim. Por, kur hanxhiu kërkon hesapin, ça tjetër na ngelet? Na ngelen dhjetëra pika të rrezikshme që mund të ishin eleminuar me këtë rast, pika që vrasin përditë. Na ngelet skizofrenia e shumë personazheve pak a shumë publik që akuzonin qeverinë për shfarosje. Na ngelet, ndoshta, hidhërimi për një mundësi të humbur.

Hai qualcosa da aggiungere a questa storia? Condividilo nei commenti.

Loading Facebook Comments ...