Atentate të stilit mafioz në Brindizi. Rritet në dy numri i viktimave të shpërthimit

Bomba afër një muri

Rreth orës 9 disa shpërthime kanë tronditur qytetin e Brindizit. 3 bomba të vendosura në koshet e mbeturinave përballë një shkolle të mesme, kanë shpërthyer në momentin e hyrjes së nxënësve.

Dy studente 16 vjeçare kanë gjetur vdekjen si pasojë e shpërthimit, 8 të tjerë janë të plagosur, prej të cilëve 2 në gjendje rreziku për jetën.

Shkolla mban emrin e gjykatësit antimafia Giovanni Falcone dhe të shoqes Francesca Morvillo. Sot, në qytetin e Brindisit do të marshonte dhe karovana antimafie e shoqatës Libera, të drejtuar nga don Luiggi Ciotti.

Gjithë Italia ndjek e shqetësuar këtë ngjarje që mund ta katapultoj vendin në një situatë si ajo e stinës së atentateve mafioze në fillimet e viteve 90. Qyteti është mbushur me forca rendi, dhe të gjitha shkollat e tjera janë boshatisur tashmë nga studentët.

Guvernatori i Puglia-s Nicchi Vendola dhe ministri italian i arsimit Profumo, jane duke shkuar në vendngjarje, ndërsa presidenti i republikës po ndjek situatën nga Roma sëbashku me ministrin e punëve të brendshme.


Reagimi i pare i kryebashkiakut te Brindizit

Reagimi i personaliteve italiane ne Twitter

 

 

Hai qualcosa da aggiungere a questa storia? Condividilo nei commenti.

Loading Facebook Comments ...